Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Halkidiki të Greqisë.
Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.
Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
Siç shihet dhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, makina e të riut shqiptar është shkatërruar totalisht, ndërkohë që pritet ekspertiza përfundimtare për shkaqet e aksidentit.