Sot mërkuri në termometër ka kapur nivelet më të larta për këtë verë. Ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta pritet që t’i çojë temperaturat në ekstreme. Temperaturat parashikohen, në zonat malore 20 deri 39°C , në zonat e ulëta 22 deri 41°C dhe në zonat bregdetare 23 deri 39°C. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Bazuar në matjen e bërë nga “Windy”, Reforma ka nxjerrë shifrat e temperaturave për të qytetet në të gjithë vendin, ku duket se deri më tani, temperaturën më të lartë e shënon Lushnja.
Koplik 32°C
Shkodër 34°C
Tropojë 28°C
Pukë 30°C
Shëngjin 27°C
Lezhë 34°C
Rrëshen 34°C
Burrel 33°C
Krujë 34°C
Durrës 31°C
Tirana 36°C
Librazhd 29°C
Elbasan 34°C
Peqin 37°C
Lushnja 38°C
Fier 37°C
Ballsh 36°C
Korçë 29°C
Berat 35°C
Vlora 33°C
Gjirokastra 32°C
Delvinë 34°C
Sarandë 31°C
Konispol 35°C
Tepelenë 29°C
Por mesa duket, kjo vapë nuk do të zgjasë shumë. Metorologu Hakil Osmani tha për emisionin “7pa5” se në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave, por do të rikthehet pluhuri saharian.
“Për fat të mirë do të vijojë rënia e temperaturave të ajrit. Maksimumet në rang territori do të jenë 36-37 gradë celcius, por për muajin që jemi janë temperatura të lara. Janë 7 gradë më të larta se sa duhen të regjistrohen. Nga ana tjetër, paraditja mbetet në mbizotërimin e motit të qendrueshëm, pjesa e dytë sjell vranësira të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta rreshjesh shiu,“-tha Osmani.