Detaje të reja janë zbardhur nga tritoli që u vendos mëngjesin e sotëm në makinën e efektivit në Shkodër, që ishte parkuar në oborr. Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, dy persona të maskuar afrohen drejt banesës së Kastriot Selimajt dhe vendosin lëndën plasëse në mjetin që ndodhej në oborr.
Më pas ata largohen. Nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.