Skip to content
Kryesore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Kandidatja për Bashkinë e Korçës më 2023, Ledina Alolli është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo është shfaqur sot në ambientet e SPAK, por ende nuk dihet se përse është thirrur për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme.

Alolli ka qenë deputete e Korçës përgjatë viteve 2009–2013, periudhë gjatë se cilës ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare tek Ekonomia dhe Financat, por edhe tek Edukimi dhe Media.