Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, në ujërat e liqenit. Gruaja mendohet se është e moshës rreth të 30-tave, ndërkohë që nuk dihet ende se sa ditë mund të ketë qëndruar në ujë.
Kufoma ende e paidentifikuar është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit. Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.