Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj është ‘kryqëzuar’ në rrjetet sociale pas ndeshjes me Italinë, pasi një ulje koke nga ana e tij lejoi ‘azzurrët’ të shënonin golin e epërsisë.
Mbrojtësi ka vendosur të reagojë në lidhje me lumin e akuzave ndaj tij, përmes një ‘instastory’. Hysaj iu ka kërkuar falje të gjithë tifozëve për veprimin e tijm,, ndërkohë që shprehet se për fanelën do bënte gjithçka.