Greqia po përballet nga i nxehti ekstrem, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi. Protothema shkruan se kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, regjistroi temperatura mbi 65 gradë në disa vende.
Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri. Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius. Në asfalt arrin edhe 70 gradë, ndërsa në çatitë e makinave i kalon 80 gradë Celsius.
Greqia mbyllur shkollat, si dhe pikat turistike, si Aktropoli, ndërsa mjekët janë në gatishmëri në të gjithë Athinën. Shumë shkolla fillore dhe kopshte në të gjithë vendin do të mbyllen për dy ditë.