Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Interpelanca me kreun qeverisë është kërkuar për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekret. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit.
Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend, Berisha risjell denoncimin ku shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, ka perfituar 51 tendera publike me vlere totale 21.7 milione euro, nga të cilat 31 transaksione me vlerë 3.8 miliarde lekë ose 3.1 milionë euro janë përfituar nepërmjet kontratave sekrete.