Një sherr mes shqiptarëve dhe tunizianëve është raportuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se të 7 personat që kanë qenë të përfshirë në sherr kanë përfunduar në spital. Pasi morën trajtimin mjekësor, ata janë shoqëruar në ambientet e Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga informacionet që ata vetë kanë dhënë deri më tani, bëhet me dije se përplasja ka ndodhur për arsye banale.
Personat janë zënë duke u goditur me njëri tjetrin me shishe. Gjatë sherrit, u thyen xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën ‘Domenico Rossi’. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.
Po ashtu, po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, por që mund të jenë larguar nga vendi i ngjarjes.