Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Mjeti në të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.
Dy personat e plagosur janë dërguar drejt spitalit, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Nuk bëhen të ditur identitetet e personave të plagosur, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte mjeti.