Skip to content
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, dy të plagosur në Fushë-Krujë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Mjeti në të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Dy personat e plagosur janë dërguar drejt spitalit, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nuk bëhen të ditur identitetet e personave të plagosur, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte mjeti.