Skip to content
Bota

Donald Trump thyen heshtjen pasi u shpall fajtor për 34 akuza

· 2 min lexim

Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës në New York për ta shpallur fajtor. Në një mesazh të gjatë në platformën e tij “Truth Social”, ai kërkoi të minimizonte provat në gjyq duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në shkrimin e shpenzimeve ligjore në të dhënat e biznesit dhe duke shprehur mosbesimin se një gjë e tillë do të konsiderohej krim.

“Kontabilisti im e quajti ‘Shpenzime Ligjore’, në linjën e përshkrimit ‘të vogël’ të librit, një ‘shpenzim ligjor’, i paguar për avokatin tim, në atë kohë avokat plotësisht i akredituar dhe kredibil. Unë nuk isha i përfshirë në atë emërtim, por si do ta kishit quajtur tjetër ndryshe, në fakt, një shpenzim, ky është i ashtuquajturi ‘krim’”.

Ish-avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen, ishte përgjegjës për kryerjen e pagesës për yllin e porno filmave, Stormy Daniels, e cila u pagua për të heshtur në prag të zgjedhjeve të 2016-ës.

Duke iu referuar kësaj, Trump shtoi se avokati i tij në atë kohë, bëri praktikisht gjithçka në lidhje me NDA (marrëveshje për mos zbulimin) duke supozuar se ajo që bëri ishte e saktë. Trump tha se ai nuk bëri asgjë të gabuar dhe tha se NDA-të janë standarde, të përdorura zakonisht dhe ligjore.

Trump më pas doli në një konferencë shtypi ku e cilësoi gjyqin të padrejtë.

“Për sa i përket vetë gjyqit, ishte shumë i padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë zgjedhor në asnjë rrethanë. E patë se çfarë ndodhi me disa nga dëshmitarët që ishin në anën tonë, ata u kryqëzuan nga ky njeri”, tha ai.

Trump vazhdoi të kritikojë më tej gjyqtarin Juan Merchan, duke thënë se ai duket si një engjëll, por është me të vërtetë një djall.
“Nuk ka pasur kurrë një gjykatës më konfliktual. Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo,” tha Trump.

Trump2

Trump u shpall fajtor në 34 akuza gjersa më 11 korrik do të bëhet me dije forma e dënimit, burg apo para ose te dyja.