Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 në zonën e ish-Bllokut. Personat që e sulmuan janë ende të paidentifikuar dhe avokati ka pësuar lëndime për pasojë të sulmit. Ai është dërguar në spital dhe tani gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Policia po punon për të gjetur dhe arrestuar autorët e këtij sulmi, duke përfshirë edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të ndihmuar në identifikimin e tyre. Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë në këtë akt.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.