Ngjarja e sotme e ndodhur në Kavajë ka tronditur opinionin publik shqiptar. 50-vjeçari, Ramazan Hasalliu humbi jetën ditën e sotme nga një përplasje me armë midis dy bandave.
Viktima po kthehej nga furra e bukës së lagjes, ku po ikte në shtëpinë e tij. Ai është gjetur rastësisht midis breshërisë së plumbave midis dy bandave, ku fatkeqësisht humbi jetën.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, reagoi pas kësaj vrasjeje.
“Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurt as tek dyqani i lagjes”, shkruan Pampuri në një mesazh në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë i Pampurit
“Shqiperia vendi, ku jeta e nje qytetari nuk eshte e sigurte as tek dyqani i lagjes.
Sa here ne Shqiperi ka ngjarje te renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjere sot ne Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesite me te forta qe na perfshijne.
Por bilanci i luftes ne Kavaje sot, me 1 viktime te pafajshme, qe po blinte buken e familjes ne dyqanin e lagjes dhe me disa te plagosur, eshte revoltues. Ai provon sa te pasigurte jemi ne, familjaret tane, femijet tane, kur qeveria heq dore nga puna e saj dhe behet ortake me krimin per te ruajtur karrigen e paligjshme.
Krimi i sotem me nje viktime te pafajshme mund te nos kishte ndodhur, nese qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do te ishin te perqendruar te godasin kundershtaret politike, te bejne terror neper qytete, por te parandalonin krimet dhe te vendosnin rregull.
Duke u shorehur ngushellime te sinqërta familjareve te Ramazanit te ndjere, shpreh bindjen se e vetmja menyre per te shpetuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si ne kohe lufte, eshte te largojme kete qeveri”.