Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti.
Një 50-vjeçar ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri. Është mësuar identiteti i personit që mbeti i vrarë mesditën e sotme në Kavajë.
Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu, rreth 50-vjeç dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me dy grupet kriminale që janë përplasur mes tyre.
Hasalliu ka qenë duke blerë bukë, në momentin që është vrarë aksidentalisht nga breshëria e armëve.
Tashmë në media janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të përplasjes me armë zjarri në Kavajë, ku për 4 minuta bënë kërdinë në qytet.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se dy autorët janë dy vëllezërit Eljo dhe Eraldo Hyka. Të dy këta persona, dyshohet se kanë një të shkuar kriminale, pavarësisht moshës së re.
Dy të rinjtë, vëllezër kanë qenë në lokal, kur kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash për gati katër minuta.
Ata janë shpallur tashmë në kërkim nga policia dhe kërkohen për vrasjen e kalimtarit Ramazan Hasalliu dhe plagosjen e shtatë personave të tjerë.