Ditën e sotme në seancën plenare, ai që ka folur nga foltorja e Kuvendit ka qenë edhe deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, ku ka akuzuar mazhorancën.
Murrizi u shpreh se pjesë e saj janë njerëz që nuk kanë lidhje me gjyqësorin dhe prokurorinë. Sipas tij, halli që kanë me presidentin Meta, është hall i disa personave që rrezikohen nga burgu.
“Ku e gjeni sigurinë që reforma në Drejtësi është vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju? Mendoni se keni virgjëri në 6 vjet qeverisje? Keni bërë një trupë Vettingu KPK dhe SPAK me individë që shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë pse është ndërtuar një shtëpi në ‘96 dhe lënë në detyrë ish-sigurisma që kanë dënuar njerëz pse kanë sharë Enverin?
Hallin që keni me presidentin e Republikës, është halli i disa individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burg të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Eskobari. Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë”, tha Murrizi.