Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e dielë në Itali në Piacenza. Dy të rinj shqiptarë humbën jetën pasi u aksidentuan për vdekje në orët e para të ditës së dielë. Ata po ktheheshin për në shtëpi, pasi kishin qenë në një lokal nate.
Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, 20 dhe 22 vjeç u përplasën për vdekje nga 30-vjeçarja Irena Vetere.
Ajo ishte e dehur, 5-fish mbi normën e lejuar. Gruaja ndodhet në spital në pritje të arrestimit nga policia dhe do të përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë,.
Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.
Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.