Ish-gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj që për të pastruar emrin u bë palë me qeverinë Rama dhe pranoi t’i shërbejë, ka dalë në një tjetër skenë skandaloze dhe abuzuese që rëndon mbi supet e qytetarëve e banorëve të fshatrave në Burrel.
Kryebashkiaku nuk mjaftohet me dhuratat për vëllain e tij. Pas “La Brisës”, skandali thellohet teksa emisioni investigativ “Piranjat” zbulon se ai i ka dhënë vëllait të tij edhe hidrocentralin për të grabitur burimet ujore të zonës së Burrelit e kështu duke asgjësuar florën dhe faunën atje.
Zbulohet se në fakt vëllai i kryebashkiakut është thjesht administrator i kompanisë ARM ose ndryshe “Agron Rifat Malaj”, praktikisht kompania personale e kryebashkiakut të Burrelit.
Ndërkohë që Malaj mendon të cilën pjesë pa leje t’i bëjë dhuratë vëllait të tij, prapaskenat e këtij rasti abuzues janë të trishta për banorët e kësaj zone. (lexo këtu)
Rrugët e fshatit Frankth janë lënë në mëshirë të fatit. Pesë familje në këtë fshat më saktë në lagjen Ballsh, sakrifikojnë çdo ditë për të çuar të vegjëlit e tyre në shkollë.
Në këtë zonë të thellë malore, 8 fëmijë ecin në këmbë drejt Burrelit, ku ndodhet shkolla që shkojnë çdo ditë. Maratona e tyre e përditshme përfshin 3 orë vajtje dhe 3 orë kthim, ndërsa rrugët janë jo vetëm të pakalueshme por dhe shumë të rrezikshme.
Pavarësisht se në qendër të fshatit kanë shkollën, që do të ishte më e favorshme nga distanca për t’u frekuentuar, sepse rruga automobilistike që do të lidhte fshatin e tyre Frankth me shkollën është inekzistente.
Rasti i “La Brisa”
Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme. (lexo këtu)
Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme.
Ky biznes është i ndarë mes dy aksionerëve dhe Tivari gëzon 40 për qind të aksioneve. Por, ndaj pronarit të vërtetë të këtij hoteli ka nisur një hetim nga SPAK, për trafiqet e drogës e pastrimin e parave ku dhe anëtarë të tjerë që janë pronarë kanë “tentakula”, vjedhjen e fondeve, shpërdorimin e veprimtari të tjera korruptive të Bashkisë Tiranë.
Tivari nga ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë është kthyer në sipërmarrës që menaxhon investime në miliona euro. Në total në emër të tij, janë regjistruar në QKB 8 subjekte private të cilat pritet të verifikohen nga SPAK.
Fatura është prerë nga subjekti “La Brisa” në 25 shtator 2023, ndërsa është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në 9 janar 2024. I vetmi biznes që tatimet i japin lekë dhe nuk i vendosin gjobë.
Ambientet e hotelit janë shfrytëzuar nga administrata e Tatimeve për trajnime, seminare dhe pushime gjatë sezonit të verës së vitit 2023. Dhe shuma prej 83 milionë e 900 mijë lekë të vjetra është arkëtuar në llogaritë e subjektit “La Brisa”.
“Zinxhiri” i abuzimit vazhdon me tenderë publikë. Pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin famshëm, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, subjekti “ABG Ndërtim” me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.
Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.