Skip to content
Aksident

Aksident i rëndë në Itali/ Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një shtetas shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se ky i fundit ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa ishte duke kaluar rrugën. Pas aksidentit 36-vjeçari shqiptar e dërgon gruan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas largohet me nxitim.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në “Via Roma”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.