Dy shtetase ukrainase janë gjetur pa shenja jete në një banesë në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Viktimat e moshave, 25 dhe 40 vjeç janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës rreth orës 13:35. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset mund të kenë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Pritet autopsia për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.