Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Potam, Prokuroria kërkon 15 vjet burg për autorin

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet lidhur me vrasjen me skaf të vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia, një ngjarje tragjike e ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë më 2 gusht 2022.
E mitura po lahej në det kur u godit fillimisht nga pjesa ballore e gomones, dhe më pas trupi i saj u pre nga helikat, duke humbur jetën në vend.
Prokuroria ka ngritur akuza për vrasje me dashje ndaj ish-policit Arjan Tase, i cili ishte drejtuesi i gomones në momentin e ngjarjes. Organet e akuzës kanë kërkuar dënimin e tij me 15 vite burg.
“Nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pamjet filmike, provohet se i pandehuri A.T. ka kryer veprën penale të ‘Vrasje me dashje,’” deklaroi Prokuroria e Vlorës.
Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja dhe rezidente në Angli, kishte ardhur në Shqipëri për të pushuar në jug të vendit.
Prokuroria është e bindur se Tase ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje” sipas nenit 76 të Kodit Penal, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për kualifikimin e faktit penal si “Vrasje nga pakujdesia.”
Lexo më tej
Vrasja e Egli Progës/ Të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca
Shtyhet sërish vendimmarrja për procesin ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës. Pas më shumë se…
Përplasje për pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe gjyqtarët i kthejnë shpinën tryezës së Ramës: Presim Kushtetuesen! Kryeministria nuk tërhiqet, nis ligjin e ri
Tryeza e thirrur nga kryeministri Edi Rama për pagat e magjistratëve është përballur me refuzimin e Gjykatës së…
Po ju vjedhin WhatsApp-in! AKSK ngre alarmin: Mos e jepni këtë kod, mund të humbni llogarinë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëron përdoruesit e WhatsApp të bëjnë kujdes, pas rasteve të raportuara në…
“Mos hiqni dorë nga Kosova”/ Porosia e fundit e Vuçiçit para largimit nga Presidenca
Aleksandër Vuçiç e ka mbyllur kapitullin e tij në Presidencën e Serbisë me një porosi të qartë politike…