Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA, disidentët kinezë akuzojnë Pekinin për fushata frikësimi ndaj tyre

22:58 07/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Zyrtarët amerikanë thonë se vendet e huaja si Kina frikësojnë, ushtrojnë trysni dhe ndonjëherë orkestrojnë dhunë kundër kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Një sërë çështjesh të hapura nga Departamenti i Drejtësisë, dëshmojnë për pasojat e frikshme që mund të shkaktojnë tensionet gjeopolitike tek qytetarët e zakonshëm, pasi qeveri që historikisht kanë shtypur mendimin ndryshe brenda kufijve të tyre, gjithnjë e më shumë mbajnë nën vëzhgim ata që flasin mijëra kilometra larg.

Prirja e qeverive për të ndjekur disidentët në vende të tjera njihet si represion përtej kufijve dhe zyrtarët amerikanë thonë se ka pasur një rritje alarmante të rasteve të tilla. Një nga vendet kryesore që e bën një gjë të tillë, sipas zyrtarëve dhe aktivistëve, është Kina.

Bob Fu, një pastor i krishterë kinezo-amerikan, organizata e të cilit, ChinaAid, mbron lirinë fetare në Kinë, thotë se ai është vënë për vite me radhë në shënjestër të një fushate të tillë.

Për muaj me radhë, turma të mëdha demonstruesish mblidheshin jashtë shtëpisë së tij në Teksasin Perëndimor, në veprime të mirëkoordinuara që ai beson se mund të jenë të lidhura me qeverinë kineze.

“Çdo ditë nga ora 9:00 deri në 4:00, duke më kërcënuar mua dhe familjen time deri në atë pikë sa FBI-së dhe organeve lokale të rendit iu desh të na evakuonin me gjithë disa miq tanë që po na vizitonin nga Tajvani, në një shtëpi të sigurt për tre muaj”, thotë ai.

Në hotele janë bërë rezervime të rreme në emër të tij, si edhe është kontaktuar policia për të raportuar për kërcënime me bombë, që në mënyrë të rreme i janë atribuar zotit Fu. Fqinjëve u janë shpërndarë fletushka me akuza të rreme për të. Zoti Fu tani merr masa paraprake mbrojtëse kur udhëton.

“Nuk ndihem i sigurt, mendoj se agjentët e Partisë Komuniste të Kinës po inkurajohen. Shihni se çfarë ndodhi gjatë takimit të fundit mes Presidentit Biden dhe Presidentit XI Jinping në kuadër të APEC-ut, në San Francisko. Shumë protestues nga Hong Kongu, tibetianë, ujgurë, u trajtuan dhunshëm nga banditë të organizuar nga konsullata ose ambasada kineze”, thotë ai për agjencinë Associated Press.

Në vitin 2020 Wu Jianmin, një ish-udhëheqës i grupeve të studentëve në lëvizjen pro-demokratike të Kinës të vitit 1989, u vu në shënjestër të një grupi protestuesish jashtë shtëpisë së tij në Irvine të Kalifornisë.

“Ata fotografonin dhe merrnin video çdo ditë para shtëpisë sime si edhe shpërndanë adresën tonë në internet. Të gjitha këto cënuan rëndë sigurinë personale të të gjithë anëtarëve të familjes sime”, thotë ai për agjencinë Associated Press.

Kjo prirje është edhe më shqetësuese në një kohë tensionesh të Shteteve të Bashkuara me Kinën në shumë drejtime, që nga tregtia dhe vjedhja e pronës intelektuale deri te ndërhyrjet në zgjedhje.

Ambasada kineze në Uashington mohoi që Pekini të jetë angazhuar në këto praktika dhe tha në një deklaratë se qeveria “i përmbahet rreptësisht ligjit ndërkombëtar”.

“Ne e hedhim poshtë me forcë pretendimin për ndërhyrje nga jashtë”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se Kina krijoi një program të quajtur “Operation Fox Hunt” pikërisht me synimin për të gjurmuar emigrantët kinezë që kërkohen nga Pekini për ndjekje penale, për t’i detyruar ata të kthehen në vend për t’u përballur me akuzat.

Vitin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë akuzoi mbi 35 oficerë të policisë kombëtare të Kinës se kishin përdorur mediat sociale për të vënë në shënjestër disidentët brenda Shteteve të Bashkuara dhe arrestoi dy persona që thotë se kishin ndihmuar në krijimin e një qendre sekrete të policisë kineze në lagjen Chinatown të Manhatanit.

Para një viti, prokurorët federalë akuzuan pesë persona, përfshirë një detektiv në pension të policisë së Nju Jorkut, për komplote të zgjeruara për t’u mbyllur gojën disidentëve./VOA

Etiketa: shba

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.