Ergys Arazi nuk ka pranuar të flasë para gjykatës. Ai është shprehur se është në gjendje shumë të rënduar dhe nuk mundet të flasë. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, i riu është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.