Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u është drejtuar opozitës duke theksuar se nuk duhet të kenë iluzionin se do të fitojnë betejën.
“Askush të mos ketë iluzion se një parti tjetër ka fuqinë dhe eksperiencën për të fituar betejën për shtetbërjen e Shqipërisë,” tha Rama.
Ai i dha porosi ministrave dhe deputetëve që të mos humbasin vetëdijen për përgjegjësinë e tyre: “Asnjë drejtues, deputet apo anëtar partie nuk duhet ta harrojë kurrë këtë të vërtetë. Jo për t’u mburrur, por për të mos humbur asnjëherë vetëdijen për përgjegjësinë dhe rolin tonë vendimtar e të pazëvendësueshëm për Shqipërinë.”
Rama nënvizoi se pas 33 vitesh pluralizëm politik, PS është e vetmja parti që ka bërë një zgjedhje të guximshme: “Kjo parti është e vetmja që ka bërë një zgjedhje të pa guxuar nga askush tjetër, sepse luftojmë për pavarësinë e drejtësisë.”