Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut pas asaj që është cilësuar si skandali që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës.
Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.
Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.