Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, nuk pritet që të mungojnë debatet, për shkak se në rendin e ditës janë parashikuar të mbahen interpelanca me dy ministra të qeverisë Rama. Opozota ka kërkuar interpelancë me ministrin e brendshëm Taulant Balla, në lidhje me gjendjen e kriminalitetit në vend, si dhe me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, në lidhje me renditjen e testit të PISA. Interpelanca me Ballën është kërkuar nga Ervin Salianji, ndërsa ajo me Manastirliun nga deputetja Ina Zhupa.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.
9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.