Skip to content
Politikë

Gjykata e Tiranës rrëzon Bardhin, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së

· 1 min lexim

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD për ta ç’regjistruar Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas gjyqtarit Gentjan Marku, që ka dhënë vendimin, Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023 nuk legjitimohet. Ishin 6 deputetë të Partisë Demokratike që kërkuan që Basha të mos ishte kryetar i Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit. Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Partia Demokratike zyrtare nuk e njohu mbledhjen e Këshillit nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.