Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin në lidhje me gjyqtarin e Shkodrës Tonin Stërkaj, të cilit iu vu tritol në banesë ditën e djeshme. KLGJ ka vendosur të marrë në mbrojtje gjyqtarin Stërkaj për gjashtë muaj. (lexo këtu)
Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 02:55 minuta në lagjen “Tom Kola”. Aktualisht dera e banesës së Stërkajt ruhet nga punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit. Sasia e tritolit u vendos tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj, i cili dëshmoi dje në polici se ngjarja lidhet me detyrën e tij.