Pamjet që shihni më poshtë, tregojnë momentin kur autori i maskuar vendos tritolin në hyrje të banesës së gjyqtarit, Tonin Stërkaj dhe më pas largohet me vrap. (lexo këtu)
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit. Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 02:55 minuta në lagjen “Tom Kola”.
View this post on Instagram
Aktualisht dera e banesës së Stërkajt ruhet nga punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit. Sasia e tritolit u vendos tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj, i cili dëshmoi dje në polici se ngjarja lidhet me detyrën e tij.