Skip to content
Aktualitet

Shkollave në Shkodër u vihet kyçi, nuk mund të përdoren për votimet e nesërme

· 1 min lexim

Ditën e nesërme në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet lokale, ku shumë institucione janë kthyer në qendra KZAZ-sh për të votuar.

Pjesa më e madhe e shkollave që do përdoren për votime nesër në Shkodër janë të kyçura.

Ditën e sotme, kur ka shkuar policia dhe përfaqësuesit e KZAZ-së, shkollat kanë qenë të mbyllura dhe nuk mund të vendosen materialet zgjedhore.

Janë mbyllur me zinxhirë pjesa më e madhe e shkollave e kopshteve në Shkodër, ndërkohë që nuk ka patur asnjë person të pranishëm për ti hapur.

Bashkitë e djathta nuk pranojnë që ambientet e tyre të përdoren si qendra votimi apo KZAZ, pasi thonë që dekreti i Presidentit i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë këtu se shumë të arrestuar ka pasur ditën e sotme në Dibër, kjo pas tensioneve të ndodhura për të hyrë në KZAZ dhe për të dëmtuar materialet e votimit. Sot ka qenë një ditë e heshtur nga politika, ku shumë masa janë marrë për ditën e nesërme, në rast të ndonjë konflikti nga simpatizantë të opozitës.