Kalaja efektivëve të policisë: Mos guxoni sot të arrestoni protestuesit!

Adriana Kalaja nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në fund të protestës së sotme përpara bashkisë së Tiranës, bëri një thirrje për të vazhduar protestën edhe të premten e ardhshme. “Ne do të vijmë këtu edhe të premten tjetër, do të jemi edhe më fuqishëm, edhe më shumë dhe nuk e kemi problem,” u shpreh Kalaja.
Ajo gjithashtu u drejtua Policisë së Tiranës, duke paralajmëruar se qëndresa e qytetarëve nuk mund të frenohet me masa represive. “Policia e Shtetit e pa shumë mirë që nëse do populli nuk ka zinxhirë dhe hekura që e mban. Ju siguroj që çdo lëndë, çdo fishekzjarr, çdo mollë e hedhur tek bashkia, nuk është hedhur ndaj jush, por si reagim ndaj korrupsionit, vjedhjes, ndaj abuzimit me të drejtat tona,” tha Kalaja.
Kalaja i bëri thirrje Policisë të respektojë të drejtat e protestuesve dhe të mos ndërhyjë në mënyrë të padrejtë pas protestës. “I bëj thirrje Policisë, çojeni deri në fund misionin tuaj dhe mos guxoni që pas protestës të vërshoni në shtëpitë e protestuesve për t’i ndaluar dhe arrestuar,” shtoi ajo, duke theksuar se gjykatat kanë liruar protestuesit në të kaluarën, duke vërtetuar mbrojtjen që ligji u ofron. “Ju bëj thirrje të gjithëve që të vini edhe të premten tjetër,” përfundoi Kalaja.
Lexo më tej
Ora 400 mijë euro dhe dosjet e SPAK/ Çollaku: Rama e di çfarë do të dalë
Gazetari Basir Çollaku ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta lidhur me informacionet që, sipas tij, kryeministri Edi…
“Jo në emrin tim”/ Prishtina në protestë për të 13-ën natë kundër vendimit për krerët e UÇK-së
Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vijuar për të…
Dosja e SHISH/ Liburn Aliu hapi dyert e Portit për trafikantët me urdhër nga Hyseni e Agasi
Porti i Durrësit, një nga pikat më strategjike të sigurisë dhe ekonomisë së vendit, del në qendër të…
“Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”/ Fiks Fare zbulon pushtetin e Ballukut pas shkarkimit: Drejtorët e quajnë ende “shefe” dhe flasin për punësime me një sinjal prej saj
Belinda Balluku është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por një investigim i “Fiks…