Ditën e nesërme në Shqipëri do zhvillohen zgjedhjet lokale pavarësisht dekretimit të datës së re nga presidenti Meta.
Në hyrje të bllokut të ambsadave në Tiranë, ditën e sotme janë vënë re një numër i madh forcash të armatosura.
Forcat speciale duket se po ruajnë ambasadat në vendin tonë, vetëm një ditë para zgjedhjeve të datës 30 qershor.
Në fotot që po qarkullojnë ditën e sotme në rrjet, vihen re forcat speciale të armatosura, e në gatishmëri për çfarëdo llij tensioni apo përplasjeje të mundshme.
Më herët ambasadat në Tiranë, në bllok kanë bërë thirrje për të shmangur elementët e dhunshëm, ndërsa kanë ftuar qytetarët e vendeve të tyre, që të shmangin udhëtimet apo lëvizjet për shkak të pasigurive.