Skip to content
Kryesore

Aksidentoi për vdekje të renë në Përrenjas, burg për shoferin e dehur

· 1 min lexim

Jetmir Daci, 44-vjeçari që aksidentoi për vdekje 24-vjeçaren Eneida Pishkashin pak ditë më parë dhe plagosi familjen e saj, është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Elbasanit, në seancën që u mbajt ditën e sotme.

Lexo këtu

Lexo këtu

Lexo këtu

Si ndodhi ngjarja?

24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma. Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.