Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Iu bllokuan mbi 1.5 milionë euro pasuri, ky është vlonjati i dënuar për prostitucion

08:23 28/06/2019
Reading Time: 3 min lexim

54-vjeçari shqiptar, Maksim Merkaj u arrestua në 13 korrik 2018, me urdhër të autoriteteve italiane. Atij iu sekuestruan edhe 1.5 milion euro pasuri të paluajtshme.

Për 54-vjeçarin ende vijojnë procedurat për ekstradimin në vendin fqinj, ndërkohë që dje Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte që rezultojnë në pronësi të tij në qytetin e Vlorës.

Pasuritë me vlerë 1.5 milion euro iu sekuestruan pasi dyshohej se merrej me pastrim parash dhe këto të përfituara nga aktivitete të paligjshme.

Në pronat e sekuestruara bëjnë pjesë 5 apartamente banimi, një vilë trekatëshe, një mjet lundrimi, anije peshkimi, si dhe katër automjete.

Masa e vendosjes së sekuestros preventive është kryer në kuadër të një procedimi penal të nisur prej vitit 2018 ndaj Maksim Merkaj, një person i dyshuar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”. Sipas Policisë së Vlorës, mësohet se vlera financiare e këtyre pasurive shkon në mbi 1.5 milionë euro, ndërsa hetimet vijojnë ende. Policia nuk ka dhënë shumë detaje mbi vendndodhjen e pasurive të sekuestruara.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2018 ndaj shtetasit M.M., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro. Vijojnë veprimet e tjera procedurale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, bëhet e ditur nga Policia.

Maksim Merkaj për momentin ndodhet në paraburgimin e Vlorës, në pritje për t’u ekstraduar drejt shtetit italian. 54-vjeçari u arrestua në lagjen “10 korriku” të qytetit bregdetar, pasi rezultonte person i dënuar me 17 vite burg në Itali, nga të cilat i kanë mbetur dhe 14 vite të tjera për të kryer.

“Organizatë kriminale”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” janë akuzat për të cilat është dënuar Merkaj. Gjykata e Assizes në Venecia të Italisë e ka dënuar në datë 10 prill të vitit 2011 me 17 vite burgim për veprat e mësipërme penale.

Këto krime, Maksim Merkaj i ka kryer në Perugia dhe Veneto të Italisë gjatë vitit 1995, kur ndodhej emigrant në vendin fqinj, ku ndër të tjera është dënuar për pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni të vajzave të mitura, si dhe për dhunë seksuale.

Etiketa: 1.5 miliodenuareuro pasuriprostitucionvlonjati

Të tjera

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali
Aktualitet

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot, më 8 gusht, mbushen 34 vjet nga një nga episodet më të fuqishme dhe simbolike të historisë moderne shqiptare,...

08:59 08/08/2025
Para

Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka frikë vetëm nga Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.