Skip to content
Aktualitet

Konfliktohet me disa persona, tentojnë ta eliminojnë me armë zjarri shqiptarin në Itali

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane raportojnë se një i ri shqiptar është qëlluar me armë zjarri, pa një konfli që ka pasur me disa persona.
Shqiptari ka mbetur i plagosur në këmbë. Mësohet se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Një dëshmitar që ka parë ngjarjen ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur. E ditur është bërë vetëm se ai është 24 vjeç.