Pedagogu Mark Marku dhe gazetarja Anila Basha kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Gjatë emisionit ka pasur edhe disa përplasje midis të ftuarve, kjo për shkak të situatës së rëndëuar politike në vendin tonë.
Sipas gazetares Anila Basha zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problematike.
Profesori Mark Marku ka thënë se kjo nuk është arsye që ato të vazhdojnë të jenë problematike. Mesa duket diskutimi midis tyre ka dalë “jashtë kontrollit”, ku gazetarja ka ngritur edhe zërin në studio.
Nga ana tjetër Marku i ka thënë që të mos bërtasë në studio, por të shkojë e t’i bërtasë Ramës, sepse sipas profesorit është kryeministri ai që vjedh vota.
E më pas Marku ka vazhduar duke i thënë lëre se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre.
Pjesë nga debati:
Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?
Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.
Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.
Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.
Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?
Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.
Mark Marku: Po çfarë?
Anila Basha: Është e folur me ton.
Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.
Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.
Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?
Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.
Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.
Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.