Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita para Bashkisë së Tiranës.
Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren.
Efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.
Protesta është thirrur nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që vjen pas arrestimeve për dosjen “5D”.
Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan 3 zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.