Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në telefonat tuaj!

09:18 04/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve online.

Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë.

Por çfarë duhet pasur parasysh kur vijnë mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm?

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi thotë për “Monitor” se, ka shumë site online që shesin të dhënat e shteteve të ndryshme, të dhëna të cilat përfshijnë numra telefoni, adresa rrjetesh sociale apo edhe adresa banesash.

“Ky është një sulm që në gjuhën teknologjike quhet spam” – thotë ai. I pyetur se cilat janë mekanizmat mbrojtës, z. Kallanxhi shprehet se nuk ka dhe se mbrojtja më e mirë është ndërgjegjësimi i individëve për sigurinë e lundrimit të tyre online dhe të informacioneve që shpërndajnë.

“Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako në rastin konkret dhe kështu me radhë me rastet e ngjashme. “- thotë z. Kallanxhi.

Eksperti i IT u bën thirrje qytetarëve që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Sipas evidencave që dispononte, spam-e të tilla vijnë kryesisht nga vendet ruse.

Gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa u përket rasteve të mashtrimeve online, sipas statistikave të bëra publike nga Policia e Shtetit.

Vetëm dy javë më parë, Guvernatori Sejko, gjatë aktivitetit të Javës së Parasë, theksoi nevojën për të përqafuar një qasje të përgjegjshme për administrimin e financave personale, por edhe duke qenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale.

“Është shumë e rëndësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta.

Siç mund të lexoni dhe në agjendën e javës, për të edukuar në këtë drejtim të rinjtë dhe më të vegjlit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me partnerët e saj do të organizojnë programe dhe aktivitete edukative në të gjithë vendin.” – u shpreh Guvernatori.

Dy muaj më parë, me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit vuri në dukje këtë problematikë, duke theksuar se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i mesazhit nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

“Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, paraqituni në polici.”- bën thirrje Policia.

Raste të tjera

Raste të tjera ndodhin kur pranojmë email-e të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të paidentifikuar, por me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur flitet për një testament, keni fituar para, e situata të ngjashme.

Kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetikë është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Ndaj, kujdesi se çfarë publikojmë në rrjete sociale apo çfarë informacionesh klikojmë, është i domosdoshëm. Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartave etj. /Monitor

Etiketa: mesazhe

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Dy ditë kaos, hapen pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Dy ditë kaos, hapen pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.