Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e Partisë Uniteti Kombëtar me kryetar, Idajet Beqiraj, i cili kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Në këtë mënyrë Kolegji Zgjedhor la sot në fuqi vendimin e KQZ-së, ku nuk njohu edhe dekretin e presidentit Iir Meta që anuloi datën e zgjedhjeve.
Por ajo që ra në sy gjatë dhënies së vendimit nga trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor, ishte data e dhënies së vendimit.
Në fakt ishte një lapsus gjatë leximit pasi u tha se vendimi është marrë në datë 26 qershor por në fat sot është data 24 qershor.
Në seancën e sotme në Kolegjin Zgjedhor Beqiri deklaroi pamundësinë e interpretimit të një dekreti, pasi sipas tij, akti i Presidentit është një akt individual administrativ.