Edhe pse mbrëmjen e djeshme, në protestën e opozitës nuk pati incidente, situata në Shqipëri nuk ka qenë aspak e mirë dhe positive. Pak ditë më parë në qytetin e Kukësit pati përplasje të shumta mes policisë dhe qytetarëve mbështetës të opozitës.
Tashmë jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Të paktën ky është vendimi i kryeministrit Rama, pavarësisht anulimit të tyre nga presidenti Meta.
Gjatë përplasjeve në Kukës, por edhe në qytete të tjera u përdor edhe gazi lotsjellës, pasi qytetarët e revoltuar tentuan të digjnin plotësisht materialet zgjedhore nga qendrat e KZAZ-ve.
Ndërkohë nisur nga tensionet e shumta, KQZ ka miratuar sot me 4 vota, që KZAZ në Kukës të jetë një hotel, Ylli Merkaj, Sekretari i Përgjithshëm i KQZ, bëri me dije se propozimi është bërë nga prefekti i Kukësit.
Nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka kërkuar lirimin e ambientit të caktuar më parë nga ky institucion për zhvillimin e zgjedhjeve. Në KQZ ky propozimi mori 4 vota pro dhe 1 kundër.
Sekretari i përgjithshëm i KQZ u shpreh:
Propozimi i ardhur nga Prefekti i Qarkut plotëson përafërsisht kërkesat e ligjit, është me sipërfaqe 164 metra katrorë dhe në vlerësimin tonë është një sipërfaqe që mund të shërbej për numërimin e votave. Është propozim i Prefektit të Qarkut për ndryshimin e VNV-së.
Përsa kohë Bashkia Kukës ka kërkuar lirimin e ambienteve që janë në administrimin e saj për të mos krijuar konflikt ne kemi menduar që kemi menduar që është zgjidhja më e mirë për të shërbyer si vendnumërimi për votat.