Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza ka përgënjeshtruar lajmin se ka dhënë dorëheqje nga detyra në radio-televizionin publik.
Në një deklaratë për Koha Jonë, ai deklaroi se: “Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028!”
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.