Skip to content
Kryesore

Peza përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen nga RTSH: Këtu më keni deri në 2028

· 1 min lexim

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza ka përgënjeshtruar lajmin se ka dhënë dorëheqje nga detyra në radio-televizionin publik.

Në një deklaratë për Koha Jonë, ai deklaroi se: “Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028!”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.