Detaje të reja kanë dalë në drië në lidhje me arrestimet e kryera për rastin e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Ilir Beqaraj, i cili mbante dhe 2 mbiemra të tjerë (Brahimi dhe Mançellari) është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Bejtjas dhe mësohet se është kushëriri i një nga njerëzve të afërt të Ervis Martinajt, Ylli Brahimit, të cilit iu bë atentat në Milot më 12 janar të 2021 pranë baensës së tij në Milot.
Ndërkohë, Edison Haxhiu është shoqëruar për këtë ngjarje, pasi mjeti i tij rezulton se është përdorur nga Beqaraj.
Kujtojmë se Bejtja ka qenë një ndër njerëzit e aluduar si të përfshirë në vrasjen e kushëririt të parë të Ervis Martinajt, Brilant Martinajt, më 17 Korrik 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima të atentatit makabër ishin edhe Diklen Vata, Besmir Hoxha.
Ilir Beqaraj
Edison Haxhiu