PLANI/ Shkëmbim i Navalny me disa të burgosur në Perëndim, Putin: Pranova menjëherë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar se kreu i opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili vdiq në burg muajin e kaluar, ishte i përfshirë në një planet për të shkëmbyer disa të burgosur të Rusisë me ato në Perëndim.
Pas fitores së tij në zgjedhje, Putin u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, dhe ai tha se disa nga kolegët e tij kishin propozuar një shkëmbim të të burgosurve me Perëndimin disa ditë para vdekjes së Navalny.
Aktivisti vdiq në shkurt në burgun Polar Wolf në Rrethin Arktik, duke vuajtur një dënim për një sërë akuzash.
“Personi që foli me mua nuk e përfundoi as fjalinë. Unë thashë ‘Jam dakord’. Por ndodhi ajo që ndodhi”, tha Putin.
Ai nuk specifikoi cilët shtetas rusë të burgosur do të shkëmbeheshin ose sa prej tyre do të ishin pjesë e këtij shkëmbimi. Megjithatë, Putin theksoi se kushti i vetëm për shkëmbimin do të ishte që Navalny të mos kthehej në Rusi dhe të qëndronte në Perëndim.
Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK), një organizatë joqeveritare e udhëhequr më parë nga Navalny, ka pretenduar më herët se figura e opozitës do të shkëmbehej me Vadim Krasikov, një shtetas rus i dënuar për vrasje në Gjermani në fund të vitit 2021, dhe se bisedimet për këtë ishin në fazën përfundimtare.
Lexo më tej
Nga ferri i kampit Al Hol në një jetë të re në Rrogozhinë/ Abdullahu nis shkollën, shpresë për rikthimin e motrës së tij
Prej një jave, Abdullahu, fëmija shqiptar i riatdhesuar nga Siria, po jeton pranë familjarëve të nënës së tij…
Rreth 100 persona përfundojnë në spital në Fushë-Arrëz, dyshime për helmim nga uji i pijshëm
Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme…
Evis Sala shpjegon dorëheqjen: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare
Pas dorëheqjes nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka reaguar publikisht, duke shpjeguar…
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, në fuqi pezullimi i afateve të paraburgimit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit për pezullimin…