Protesta e sotme e opozitës do të zhvillohet rreth orës 20:00. Kjo protestë ka qenë e paralajmëruar nga kreu i Partisë Lulzim Basha. Diten e sotme ai ka reaguar edhe në rrjetin social Facebook, ku u kujton të gjithë qytetarëve se sot është protesta e shumëpritur.
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të gjithë së bashku , si qytetarë të lirë që janë të marrin pjesë në protestë për të ndalur qeverisjen e krimit.
“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.
Në videomesazhin e publikuar, Basha tregon edhe arsyet se përse shqiptarët duhet të bashkohen për të ndalur qeverinë e ardhur nga krimi, e cila sipas tij po qeveris me krimin. Sipas Bashës, shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ua vret dot kush të ardhmen dhe shpresën.
“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua.
Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, shkruan Basha në spotin e shpërndarë në Facebook.