Skip to content
Aktualitet

Tensionet në KZAZ, arrestohen 3 punonjës bashkie dhe një qytetar në Kukës

· 1 min lexim

Ditën e djeshme shumë përplasje pati në disa qytete të Shqipërisë, madje tensionet qenë më të shumta në qytetin e Kukësit.

Qytetarë të shumtë kanë dashur të dëmtojnë materialet zgjedhore brenda KZAZ. Ata e kanë hedhur në tokë derën e gjimnazit “Havzi Nela” me anë të një kamionçine, ku ishte vendosur KZAZ nr.16

Ditën e sotme 4 persona janë vënë në prangat e policisë, pasi ata prishën derën e palestrës së gjimnazit dhe duke kundërshtuar punonjësit e policisë u vunë zjarrin edhe materialeve zgjedhore.

Të arrestuarit janë:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Gjithashtu mësohet se janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.