Skip to content
Politikë

Kristersson pas anëtarësimit të Suedisë në NATO: Rusia një kërcënim serioz

· 1 min lexim

Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka reaguar publikisht  pas lajmit se vendi i tij është bërë anëtari i fundit i ushtrisë ushtarake të NATO-s.

Në një deklaratë të dërguar në Uashington, Kristersson tha: “Uniteti dhe solidariteti do të jenë dritat udhëzuese të Suedisë si një anëtare e NATO-s.”

Mirëpo, ai theksoi faktin që Rusia ngelet një kërcënim për Sudedinë si dhe për sigurinë euro-atlantike në të ardhmen.

Suedia, e cila u bë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në një ceremoni në Uashington sot, ka ndryshuar qëndrimin e saj historikisht neutral, në përgjigje të kërcënimit nga Rusia.