Ditën e sotmë sipërmarrësi i punimeve në kapanonin e ndërtimit të deputetit socialist, Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Leonard Gjini, i cili ishte në pozicionin e sipërmarrësit në këtë kapanon është personi i vetëm i arrestuar nje jave pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë.
Ai u përball me trupën gjykuese ku u njoh me masën e dhënë, “arrest me burg”, për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”.
I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurre punën dhe se punëtorët që ishin të pranishem në obiekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndertimit që ai ka.
Megjithatë Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavaresisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore.