Skip to content
Aktualitet

Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Sot do sulmohet Skrapari

· 2 min lexim

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se sot do të ketë tensione në Skrapar, në lidhje me zgjedhjet.

Këtë deklaratë ai e ka bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku sipas tij sot e ka radhën Skrapari pas Shkodrës, Tropojës dhe Lezhës.

Pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve disa konflikte janë shënuar në disa nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, ku simpantizantë të dy partive më kryesore në vend janë përplasur me njëri-tjetrin.

Hoxha tha mbrëmë në “Opinion”:

“Nesër sulmohet Skrapari. Pas sulmeve në KZAZ-të për materialet zgjedhore në Shkodër, Tropojë dhe Lezhë do të jetë radha e Skraparit”.

Deklarata e tij erdhi pasi mbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish-deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka”.

Pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të 30 qershorit.

E gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përgatitjen e ditës së votimit u dogj.