Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me inaugurimin e bazës së re të NATO-s në Kuçovë.
Në një reagim në rrjetin social “X”, ajo tha se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë dhe paqes në rajon.
“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkruan Osmani.